Për ne

Për ne

Mirë se vini në faqen e internetit të Neptun Kosova.

Ne shpresojmë se ky WEB do jetë një vend që ju do e vizitoni çdo ditë dhe ku ju mund të gjeni produkte dhe informacione të nevojshme. Ne do vazhdojmë akoma të përditësojmë përmbajtjen me në mënyrë të vazhdueshme me produkte dhe prurje për të justifikuar kohën që ju na kushtoni ne.
Përshendetje të përzemërta ,

I juaji Neptun

Për ata që duan të na njohin pak më shumë …

Histori

Neptun është emri i markës së kompanisë Neptun Kosova SH.P.K, e themeluar në vitin 1998, e cila u bë pjesë e Neptun International në 1999. Rrjeti pakicë Neptun përfshin një linjë të gjerë të prodhimeve nga brende dhe kategori të ndryshme si : teknika e bardhë, teknika e zezë, TV / audio / video, pajisje elektro-shtëpiake , kompjuterë, kamera, pajisje për kujdes personal dhe pajisje bukurie, pajisje për ftohje dhe ngrohje dhe pajisje të komunikimit.

Dyqan i parë i Neptun në Kosovë u hap në vitin 2007 në qendrën tregtare në Albi Mall, pastaj rrjeti u zgjerua, duke hapur dyqane në : Fushë Kosovë (që tashmë është dyqani më I madh I pajisjeve elektroshtepiake në Kosovë) ,Prizren, Peje, Ferizaj, Gjilan, Klinë, Suharekë Gjakovë dhe Lipjan. Neptun vazhdon të sjell shërbimet e saj dhe në qytete të tjera në Kosovë përmes partnerëve të tij.
Aktualisht, rrjeti i Neptun përfshin 9 dyqane në Kosovë.
Në mënyrë që vazhdimisht të mbetemi në linjë me trendet e tregut në vitin 2009, Neptun riformatizohet duke braktisur konceptin e vjetër dhe logon për modernizimin e pamjes së përgjithshme.
Neptun është përfaqesues ekskluziv I brendeve më të njohura që kanë bëë kthesë të rëndësishme në botën e teknologjisë.Me të gjitha markat në portofolin e saj, qoftë Beko, LG, Samsung, Sony, Philips, Panasonic, Tefal, Mulineks, Electrolux, Ariston, Whirlpool, Zanussi ose Fuego, Neptun është lider i tregut për pajsijet elektronike në Kosovë dhe rajon.

 

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Të vazhdojmë në vitet e ardhshme të përpiqemi të shikojmë përpara, për të ndjekur trende e fundit dhe për të kuptuar forcat që vazhdojnë të formësojnë biznesin tonë. Vendosja e "destinacioneve" në biznes, janë hartat që do të na ndihmojnë për ti arritur ato.

Misioni

Të jetë një mjedis pune i dëshiruar
Klientëve gjithmonë t’ju ofrohet portofoli më i pasur i produkteve
Të  ruajmë të vjetrën dhe të ndërtojmë  partneritete të reja me klientët dhe markat që përfaqësojnë ata
Të jemi efektiv, fleksibël dhe kompani me rritje të shpejtë

Vizioni

Të plotësojme nevojat dhe kërkesat e klientëve
Të kriojmë vlera dhe atribute në tregun që operojmë

Vlerat

Shërbimi: Respekt dhe përkushtim ndaj klientit
Pasioni: me inteligjencë dhe zemër ndaj markave dhe produkteve
Cilësia: të gjejmë zgjidhjen e duhur për çdo klient