Pajisje për përmirësimin e cilësisë së ajrit

ROWENTA PU4020 & PU6020X0/U0/F0 “INTENSE PURE AIR XL” PASTRUES I AJRIT ME SENZORË

Me “Intense Pure Air XL”, ju do të keni ajër të shëndetshëm dhe qetësi totale, falë katër niveleve të filtrimit të dedikuara dhe të dizajnuara për të kapur edhe grimcat më të imëta të ajrit dhe për të shkatërruar përfundimisht “formaldehid” (përbërës organik/ndotësi më i dëmshëm i ajrit të brendshëm).

Falë teknologjisë së mençur që është përdorur për ndërtimin e saj, sasia e ndotjes në ambientet ku jetojmë diktohet automatikisht nga senzorët e montuar në këtë paisje, të cilët ndikojnë në përcaktimin e shpejtësisë së filtrimit në përputhje me rrethanat.

Në të njëjtën kohë, niveli i cilësisë së ajrit tregohet nëpërmjet një treguesi të lehtë që kalon nga ngjyra e kaltër në vjollcë deri në të kuqe. Kjo pajisje përveç efikasitetit të lartë, karakterizohet edhe me performancë të qetë (deri ne 28 dBA) dhe filtra që mirëmbahen lehtë.

Çmimi

“Intense Pure Air” është pastruesi i vetëm i ajrit që filtron deri në 99.97% të ndotjes dhe shkatërron bakterien më të dëmshme të ajrit brenda shtëpisë (formaldehid-i).

  • • 4 nivelet e filtrimit kapin të gjitha llojet e ndotësëve, madje edhe grimcat më të imëta
  • • Sensorët inteligjentë të filtrimit bëjnë rregullimin automatik të shpejtësisë për të siguruar cilësi optimale të ajrit
  • • Treguesi i cilësisë së ajrit ndryshon ngjyrën sipas nivelit të ndotjes
  • • Jashtëzakonisht e qetë, me një modalitet të veçantë të natës për gjumë të qetë
  • • Mirëmbajtje e lehtë e filtrave në sajë të dritave të treguesit

*Intense Pure Air XL” ka të vendosur 4 nivele filtrimi:

  • 1-Para filtri: ndalon grimcat e mëdha (pluhur,flokë etj)
  • 2-Filtri aktiv i karbonit: ndalon gazin dhe komponimet organike të paqëndrueshme
  • 3-Filtri Hepa: ndalon 99.95% grimcat e vogëla (myk, polen, bakterie etj.)
  • 4-Filtri NanoCaptur: shkatërron përfundimisht formaldehid-in - ndotësin më të rrezikshëm në shtëpi

*Intense Pure Air XL” ofron modalitetin “Quiet night :- Niveli 1 ose 2 i shpejtësisë aktivizohet automatikisht gjatë natës në rast se senzorët vërejnë ndotës në ajër.

*Sensorë :- “Intense Pure Air “ është i pajisur me dy sensorë për ndotje, një senzorë të grimcave dhe një senzorë të gazit, të cilët e masin nivelin e ndotjes së ajrit në shtëpi. Në varësi nga niveli i detektuar i ndotjes, indikatori ndërron ngjyrën dhe automatikisht përshtatë shpejtësinë e filtrimit për të siguruar një cilësi optimale të ajrit.

*Orientim i rregullueshëm i daljes së ajrit
- “Intense Pure Air” mundëson rregullimin e orientimit të daljes së ajrit ne 45° dhe 90° .

* Mirëmbajtja e lehtë e filtrit në sajë të dritave të treguesit - Indikatorët e vendosur në pajisje tregojnë përmes ndezjes së dritave se kur duhet ndërruar filtrat.

Specifikat e produkteve

  • • Lloji i produktit
  • • Lloji i teknologjisë
  • • Teknologjia NanoCaptur
  • • Qarkullimi i ajrit
  • • CADR (Shkalla e pastrimit të ajrit)
  • • Zona efektive
  • • Numri i shpejtësive
  • • Niveli i zhurmës
  • • Modaliteti automatik
  • • Modaliteti “natën”
  • • Indikatorë i kualitetit të ajrit
  • • Senzorë
  • • Kohëmatësi
  • • Programimi
  • • Treguesi i ndryshimit të filtrit
  • • Fuqia
  • • Dimensionet
  • • Pesha
  • • Ngjyra

PU6020X0

  • AIR PURIFIER
  • FILTRATION
  • PO
  • 345 M3/H
  • 310 M3/H
  • DERI NË 80 M²
  • 4
  • 28-52** DB(A)
  • PO
  • PO
  • PO
  • GRIMCA DHE GAZ
  • 1 / 2 / 4 / 8 H
  • 1 / 2 / 4 / 8 H
  • PO
  • 80 W
  • 380X315X750
  • 7.5 KG
  • BARDHË/ARGJENDI

PU6020X0

  • AIR PURIFIER
  • FILTRATION
  • PO
  • 170 M3/H
  • 150 M3/H
  • DERI NË 35 M²
  • 4
  • 22-45 DB(A)
  • PO
  • PO
  • PO
  • NUK KA SENZORË
  • 1 / 2 / 4 / 8 H
  • 1 / 2 / 4 / 8 H
  • PO
  • 30 W
  • 300X285X540
  • 5.5 KG
  • BARDHË/ARGJENDI

* Filtra të performancës së lartë:

  • 1. Para filtri: ndalon grimcat e mëdha (pluhur, flokë etj)
  • 2. Filtri aktiv i karbonit: ndalon gazin dhe komponimet organike të paqëndrueshme
  • 3. Filtri Hepa: ndalon 99.95% grimcat e vogëla (myk, polen, bakterie etj.)
  • 4. Filtri NanoCaptur: shkatërron përfundimisht formaldehid-in ndotësin më të rrezikshëm në shtëpi

NDOTJA DËMTON SHËNDETIN TONË

Ndikimi i ndotjes së ajrit të brendshëm në shëndetin tonë është e vërtetë dhe mund të jetë serioze në varësi të madhësisë së ndotësve.

Sa më të vogla janë grimcat, aq më thellë depërtojnë në sistemin e frymëmarrjes, madje edhe në gjak, duke shkaktuar kështu një numër të madh sëmundjesh.

FJALË NGA EKSPERTI Dr. SQUINAZI

Ish Drejtor i Paris’ Municipale Hygiene Laboratory, anëtar i këshillit shkencor të observatorit Francez të cilësisë së ajrit të brendshëm.

«Ne shpenzojmë pothuajse 80% të kohës sonë në ambiente të brendshme (shtëpi, punë, objekte të ndryshme, shkolla, transport publik, etj.).

Cilësia e dobët e ajrit në ambientet e brendshme mund të shkaktojë irritime (ndezje syri, kollitje, lëkurë të thatë etj) dhe helmim (monoksidi i karbonit, etj) si dhe rritjen e frekuencës dhe keqësimit të simptomave të frymëmarrjes nga astmatikët dhe të prekurit nga alergjia. Megjithatë, ajri i brendshëm është 2 deri në 8 herë më i ndotur se ajri i jashtëm. Edhe pse e padukshme, kjo ndotje është gjithsesi një realitet që mund të ndikojë në shëndetin tonë.

Pastruesit e ajrit gjithashtu mund të ndihmojnë për të zvogëluar përqendrimin e ndotësëve në ajrin e brendshëm, dhe veçanërisht ekspozimi ndaj alergjenëve.»

TEKNOLOGJIA NANOCAPTURTM

Rezultat i 10 viteve të hulumtimit

Sipas laboratorëve hulumtues më të njohur në Francë, Komisioni i Energjisë Atomike Franceze dhe Energjive Alternative (CEA) dhe Qendra Kombëtare Franceze për Hulumtime Shkencore (CNRS), teknologjia NanoCapturTM është e mbrojtur nga 5 patenta ndërkombëtare.

E ndërtuar nga granula nanoporoze ngjashëm me qelqin, NanoCapturTM teknologjia shkatërron formaldehidin. Ndërsa teknologjitë klasike të filtrimit nuk kanë granula, që nënkupton ata mund të lëshojnë deri në 100% të formaldehidit atëherë kur filteri të mbushet.

Përformanca e tij zgjatë deri në 12 herë më shumë falë strukturës mikro-alveolare që jep një sipërfaqe më të madhe aktive. Numri i përgjithshëm i patentave varet nga vendet. Filteri NanoCapturTM gradualisht ndryshon ngjyrën, nga ngjyra e verdhë e tejdukshme në ngjyrë kafe, kështu që përdoruesi mund ta shohë lehtë dhe qartë nivelin e ndotjes.

NDOTJE E ULËT

<img "="" data-cke-saved-src="/image/data/news/168/NANOCAPTURE1.jpg" src="/image/data/news/168/NANOCAPTURE1.jpg">

NDOTJE E LARTË

HUMIDIFIER AQUA PERFECT HU5220F0 LAGËSHTIA E PËRKRYER E AJRIT PËR NJË SHTËPI TË REHATSHME

Me humidifier “Air Aqua Perfect”, mbrohuni kundër efekteve negative të ajrit të thatë për të shijuar lagështinë e përsosur të ajrit dhe rehatinë optimale në shtëpinë tuaj. Prodhimi i saj i fuqishëm i avullit shoqërohet me tre mënyra të zgjuara: Modaliteti Automatik për rregullimin automatik të lagështisë sipas temperaturës së dhomës suaj; Modaliteti i kontrollit për një nivel lagështie të caktuar ndërmjet 45% RH dhe 90% RH; dhe Modaliteti i vazhdueshëm për një përformim të vazhdueshëm të avullit. Përveç një prodhimi të fuqishëm të avullit, kapacitetit të madh të rezervuarit të ujit dhe tre shpejtësive të rregullueshme, kjo paisje e qetë përmban një zgjidhje antibakteriale që lufton rritjen e mikrobeve në bazën e ujit, për një avull të pastër për t’ju mbrojtur ju dhe familjen tuaj. Në fund të veçorive po përmendim edhe kohëmatesin 12 orësh dhe dizajnin që mundëson transportim të lehtë.

Çmimi

* Kontrollimi i nivelit të lagështisë së ajrit sipas temperaturës së dhomës - Në sajë të modalitetit “Auto Comfort”, niveli i lagështisë rregullohet automatikisht sipas temperaturës së dhomës, për një rehati optimale.

* Fuqia - Prodhimi i fuqishëm i avullit deri në 9.12 L në ditë

* Koha e operimit - Deri në 30 orë (në shpejtësinë minimale)

* Zgjedhje antibakteriale Lufton rritjen bakterieve dhe largon deri në 91% të baktereve “Escherichia Coli” dhe “Staphylococcus Aureus”

* Kapaciteti i depozitës - 5,9 L

Specifikat e produktit

  • • Lloji i produktit
  • • Lloji i teknologjisë
  • • Avulli
  • • Zona Efektive
  • • Kapaciteti i rezervuarit të ujit
  • • Koha e operimit
  • • Numri i shpejtësive
  • • Niveli i zhurmës
  • • Modaliteti Automatik
  • • Modaliteti “natën”
  • • Hygrometer
  • • Treguesi i nivelit të lagështisë së dhomës
  • • Veprimi anti-bakterial
  • • Treguesi i nivelit të ujit
  • • Ndalje automatike
  • • Rezervuar uji
  • • Kohëmatësi
  • • Opsion për ndriçim të ambientit
  • • Dorezë
  • • Fuqia
  • • Ngjyra
  • LagËshtues I ajrit
  • Ultra-Sonic
  • Ngrohtë dhe Ftohtë
  • 380
  • 53,6 M2
  • 5,9 L
  • DERI NË 30 ORË
  • 3
  • PO
  • PO
  • PO
  • PO
  • PO
  • PO
  • PO
  • PO
  • 12 H
  • PO
  • FOLDABLE
  • 110 W
  • BARDHË / ARGJENDI