Grundig, Televizorët e ri Android.

Përjetoni emocionet.
Së bashku.

Grundig, Televizorët e ri Android.

Përvoja më e mirë e Android TV është ajo të cilën e ndani.

Disa njerëz do të ju thonë që TV po na shkëput nga jeta reale. 

Por pas 75 viteve të grumbullimit të njerëzve rreth teknologjisë tonë, e dimë se si ajo mund të na lidhë me njëri tjetrin përmes ndjenjave të përbashkëta.

Vëmendja jonë e drejtuar nga detajet ju mundëson që të ndjeni karakteristikat tona më të mira në rezolucionin HD: Dhe e dimë që ato emocione bëhen edhe më të forta vetëm kur i ndajmë ato.

Zëri nga i cili shtrëngojmë grushtat duke triumfuar. Video thirrja që na bën të qeshim me të madhe kur jemi 1560 km largë.

Rrënqethemi derisa brohorasim duke shikuar televizor me miliona tifozë të tjerë. Lotët që na rrjedhin derisa shikojmë planetën tonë në 4K.

Grundig TV nuk shikohet. Ndjehet. 

Regjistrim për 5 vite garancion

Urime për zgjedhjen e Grundig Android TV. Ne jemi përgjegjës për cilësinë e produkteve tona, prandaj për modelet Android ne ju ofrojmë një garancion të zgjatur për një periudhë 5 vjeçare. 

Për të marrë një garancion të zgjatur 5-vjeçar, duhet të regjistroni Grundig Android TV në https://www.grundig5.com/ks/registration

Karakteristikat

Ndjeni sikur jeni pjesë e filmit.

Kënaquni me fotografitë e TV-së sikur ato që i shihni në kinema. Teknologjia Multi Colour Enrichment do të sjellë ngjyrat e vërteta të natyrës në shtëpinë tuaj.

Tehnologjia UHD + do të ripërcaktojë pamjen tuaj. Paramendoni fotografitë me rezolucion katërfish më të madh se sa Full HD dhe përgatituni për një përvojë të përsosur. Edhe nga distanca e vogël, ekrani duket shumë i gjallë dhe i qartë.

Provoni më shumë ndriçim me anë të HDR-së ose gamës së lartë dinamike, sepse HDR jep detaje më të mira, më të gjalla dhe kontraste më të forta.

Ndjeni zërin me cilësi kinemaje.

Ju rrethon zëri me cilësi kinemaje të kompanisë ELAC, sepse ajo që ju rrethon e bën më të mirë.  

Qasje e lehtë për gjithçka që shikoni.

Përshtatni ekranin fillestar të televizorit Grundig Android ashtu që të tregojë aplikacionet, emisionet dhe filmat tuaj të preferuar. Shikoni episodin më të ri, vazhdoni aty ku keni mbetur ose për një kohë të shkurtër kaloni në emisionin e ri në aplikacionin me qasje të lehtë.

Siguroni të gjitha aplikacionet më të mira dhe lojërat në Google Play.

Shkarkoni të gjitha aplikacionet dhe lojërat e preferuara nga Google Play dhe kënaquni me ato në ekranin e madh me qasje të lehtë nga ekrani juaj fillestar i përshtatur i televizorit Grundig Android.

Vendosni ekranin e vogël në ekranin e madh.

Për një çast, kaloni nga telefoni, tableti ose laptopi në televizor. Me Chromecast-in e integruar mund të emitoni të gjithë filmat, emisionet, aplikacionet dhe lojërat e preferuara direkt në televizor.