Nëse keni shkuar kohët e fundit në një dyqan pajisjesh elektronike, mund të keni vënë re se produktet qe tregtohen aty janë të pajisura me etiketa të cilat pasqyrojnë një nivel të ndryshëm për eficencën energjitike. Ky ndryshim është në fuqi që prej muajit Mars 2021 nga organet qeverisëse të Bashkimit Europian, dhe ofron një mënyrë më të thjeshtë për të kuptuar se ai I vjetri. Kështu është kaluar nga një sistem që fillonte me A+++ në F, në një tjetër që thjesht shkon nga A në G.
Pse është e nevojshme që produktet të pajisen me etiketën e energjisë nga BE?
Etiketat e energjisë ndihmojnë konsumatorët që të bëjnë një zgjedhje pasi të kenë marrë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe kjo duhet të jetë njësoj në Shqipëri ashtu si në çdo vend të BE. Një pajisje që ka një klasifikim të ulët në etiketë tregon që nuk është shumë eficent nga pikëpamja energjitike. Kështu nëse ju blini një pajisje me klas energjie G, ju do të shpenzoni më shumë energji elektrike sesa nëse blini një pajisje me klas energjie A. Nëse mendojmë për impaktin në mjedis një pajisje me efiçente është gjithashtu një zgjedhje më e mirë.
Pse u vendos që të hiqet klasifikimi I A me +?
Historia e etiketave të energjisë fillon 20 vite më parë me prezantimin e një sistemi të thjeshtë ku A tregontë eficencën më të lartë dhe F, atë më të ulët. Gjërat filluan të ndërlikoheshin kur pajisjet filluan të bëheshin gjithmonë e më eficente dhe + filluan të shtoheshin pas klasifikimit maksimal. Me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë pajisje përfundonin në klasifikimin A+, A++ apo A+++. Kjo gjë I bëri gjërat më të ngatërruara pasi në këtë mënyrë nuk kuptohej se cila nga pajisjet përdorte më pak energji. Ndryshimi në klasifikim I ribën gjërat sërisht të thjeshta. Me një klasifikim nga A në G çdo gjë të jetë më e kuptueshme.
Shpjegimi I tabelave të energjisë
Po çfarë përfshijnë këto etiketa? Ja një udhëzues për të kuptuar se çdo të thonë.
Klasifikimi A në G
Në anën e majtë të etiketës ju do mund të shihni një shkallëzim me ngjyra të ndryshme që fillon nga jeshile e mbyllur për A dhe deri tek e kuqe për G ku siç thamë A tregon efiçencën më të lartë energjitike dhe G më të ultën. Efiçenca energjitike e pajisjes suaj tregohet nëpërmjet treguesit me ngjyrë të zezë pranë shkallës me ngjyra.
Kodi QR
Gjendet në cepin e djathë sipër të etiketës. Nëse e skanoni ju mund të mësoni më shumë në lidhje me klasifikimin e energjisë.
Konsumi I energjisë
Poshtë shkallës së klasifikimit ju mund të shikoni një numër me disa matje në krah. Kjo sepse mënyra se si klasifikohet efiçenca energjitike nga kategoria në kategori ndryshon. Kjo do të thotë që matjet për një TV do të jenë të ndryshme nga ato të një lavastovilje. Shumica e klasifikimeve bëhet duke u bazuar në numrin 100 të cikleve të punës, psh sa energji harxhon një makinë larëse kur kryen më shumë se 100 larje.
Më shumë detaje
Në etiketë, poshtë klasifikimit, ju do të shikoni edhe një sërë simbolesh të tjera. Lloji I këtyre simboleve varet nga pajisja. Psh për një frigorifer ju mund të shikoni edhe vëllimin, nivelin e zhurmës etj.
Cilat etiketa kanë ndryshuar?
Jo të gjitha pajisjet teknologjike kanë etiketa për eficencën energjitike. Disa të tjera nuk e adaptuan klasifikimin A deri në A+++, kështu që etiketat kanë ndryshuar vetëm në pajisjet e mëposhtme
Miqësor me mjedisin do të thotë miqësor edhe me kuletën
Larëse tharëset, enëlarëset dhe frigoriferët janë pajisjet që harxhojnë një pjesë të konsiderueshme të energjisë elektrike gjatë vitit, kështu që është e rëndësishme që të zgjedhni pajisje që përdorin më pak energji për të kryer të njëjtën punë. Nëse zgjedhni një pajisje që është efiçente ju mund të kurseni deri në 50% të energjisë në vit. Kështu edhe pse një pajisje me nivel më të lartë efiçence mund të kushtojë më shumë, në afat gjatë ju do të kurseni para por gjithashtu do të kontribuoni në ruajtjen e burimeve energjitike dhe të ruani planetin tonë.
Çfarë mund të bëni më tepër për të mbrojtur mjedisin?
Ka shumë gjëra të vogla që ju mund të bëni për të kursyer energji. Nëse dilni jashtë, sigurohuni që të fikni të gjitha dritat dhe gjithashtu edhe pajisjet e tjera që mund të fiken. Është e kuptueshme që disa pajisje si frigoriferët nuk mund të fiken por televizorët, sistemet e zërit etj mund të harxhojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim kështu që do ishte mirë që të ishin totalisht të fikur. Këshillë: Shumë makina larëse dhe larëse tharëse kanë një program “eco” që përdor më pak energji dhe ujë për të larë rrobat tuaja, kështu që përdoreni sa më shpesh. Dhe nëse koha është e mirë, mos ngurroni ti varni rrobat jashtë se sa ti thani ato me tharëse. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur mjedisin por edhe për të kursyer në faturat e energjisë elektrike.