Bëhu

Anëtarësohuni tani dhe merrni kartelën haPPy që të përfitoni pikë dhe oferta të ndryshme.

haPPy Card haPPy Card
haPPy Card haPPy Card

Rreth Kartelës HaPPy

haPPy Card është programi ynë i besnikërisë, i krijuar për të frymëzuar hare dhe kënaqësi me çdo blerje. I vetëm në llojin e tij në treg, programi haPPy Card ju mundëson avantazhe të mahnitshme dhe përfitime si: pikë, status në program, promocione dhe shërbime të tjera.

Anëtarësia

Çdo individ mbi moshën 18 vjeç mund të marrë pjesë në këtë program.

Anëtarësimi në “haPPy Card” bëhet në të gjitha pikat e shitjes së NEPTUN KOSOVA dhe online.

Ju do të merrni kartelën haPPy Card si mjetin tuaj të identifikimit në program.

Nivelet e Programit

Nivelet e anëtarësimit në programin “haPPy Card” arrihen duke bërë blerje në shuma të ndryshme.

Neptun haPPY

Blerjet

deri 1250€

Norma e Pikëve

1€ = 1 Pikë

Neptun Comfort

Blerjet

1250€ - 2850€

Norma e Pikëve

1€ = 1.1 Pikë

Neptun Premium

Blerjet

mbi 2850€

Norma e Pikëve

1€ = 1.25 Pikë

Blerjet kalkulohen në baza vjetore.

Shënim: Niveli i anëtarësimit ndryshon bazuar në vlerën e blerjeve gjatë vitit: nëse anëtari nuk arrin 1250€, statusi kalon nga “haPPy Comfort” në “Neptun haPPy”; nëse nuk arrin 2850€, statusi nga “haPPy Premium” bëhet “Neptun haPPy”; ndërsa nëse realizon blerje prej 1250€, statusi nga “haPPy Premium” zbret në “haPPy Comfort”.

Avantazhet dhe Beneficionet

Nivelet e anëtarësimit në programin “haPPy Card” arrihen duke bërë blerje në shuma të ndryshme.

PËRFITIMET haPPy Comfort Premium
PIKËT 1€ = 1 Pike 1€ = 1.1 Pike 1€ = 1.25 Pike
DËRGESA E PRODUKTIT - Pa Pagese Pa Pagese
QASJE NË OFERTA Po Po Po
MIRËMBAJTJA / SERVISIMI Po Po Po
VLERA E KUPONËVE 500 Pike = 15 €

* Në rast të kthimit apo zëvendësimit të produktit duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • Produkti të jetë sipas kuponit fiskal për produktin e blerë;
  • Produkti duhet të kthehet në paketim origjinal;
  • Produkti të jetë sikur është blerë pa dëmtime fizike, i ri;
  • Të kthehen të gjithë aksesorët dhe pjesët shtesë dhe dokumentacioni i plotë që ishin në paketim origjinal të produktit.

** në përputhje me rregullat dhe kërkesat për anëtarësim në program si dhe rregulloret në fuqi në RKS.

Kushtet e Përgjithshme

Grumbullimi i Pikëve

Me anëtarësim në program anëtarët fitojnë të drejtën për të fituar pikë gjatë blerjes në dyqanet NEPTUN KOSOVA SH.P.K. në pajtim me këtë Rregullore.

Mjafton që anëtarët të prezantojnë kartelën gjatë blerjes dhe të grumbullojnë pikë për çdo blerje. Anëtarët e programit fitojnë të drejtën për të marrë 1 pikë për çdo 1 euro të shpenzuar në pikat e shitjes të NEPTUN KOSOVA SH.P.K., bazuar në blerjen e produkteve që kualifikohen për marrjen e pikëve. Pikët do të regjistrohen në llogarinë e anëtarit në datën e blerjes dhe do të konsiderohen të vlefshme në ditën e 16-të nga data e transaksionit.

Blerjet që kualifikohen për të fituar pikë janë të gjitha blerjet, përveç rasteve kur blehen VAUCHERA DHURATË, produkte me zbritje të miratuar, promocione dhe produkte në likuidim.

NEPTUN KOSOVA SH.P.K. rezervon të drejtën që herë pas here të organizojë periudha promovuese ku do të shpërndajë pikë edhe për produkte me zbritje ose në likuidim.

Informacioni për periudhat promovuese do të publikohet në faqen e internetit: www.neptun-ks.com/happy.

Nëse blerja është bërë me kartën “haPPy Card” por produkti nuk shpërblehet me pikë, ajo blerje do të transferohet në llogarinë e anëtarit për ngritjen e nivelit të statusit sipas rregullores.

Regjistrimi i Pikëve

Anëtarët e programit, fitojnë të drejtën për të marrë 1 pikë për çdo 1 euro të shpenzuar në pikat e shitjes të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. bazuar në blerjen e produkteve që kualifikohen për marrjen e pikëve. Pikët do të regjistrohen në llogarinë e anëtarit të programit në datën e blerjes së produktit/eve dhe do të konsiderohen të vlefshme në ditën e 16-të nga data e transaksionit të blerjes.

Informacion mbi numrin e pikëve të grumbulluara në Program ju mund ta merrni në çdo kohë, në çdo moment në dyqanet e NEPTUN KOSOVA apo me qasje në faqen tonë të internetit me emrin e shfrytëzuesit tuaj dhe fjalëkalimin.

Nëse për ndonjë arsye ju vendosni për kthimin e produktit të blerë, pikët e fituara nga transaksioni i blerjes do të anulohen nga llogaria juaj.

Kujdes: Kthimi i produktit vlenë 48H prej momentit të blerjes, vetëm në qoftë se artikulli i kthyer është në paketim origjinal, i pa dëmtuar fizikisht dhe i shoqëruar me kuponin fiskal.

Përdorimi i Pikëve

Për çdo 500 pikë të vlefshme të fituara nga çdo anëtar i programit të besnikërisë “haPPy Card”, anëtari do të përfitojë një kupon në vlerë prej 15€. Ky kupon mund të përdoret si një zbritje mbi çmimin e rregullt për çdo produkt në secilën pikë të shitjes së NEPTUN KOSOVA.

Vlefshmëria e kuponit: deri në 180 ditë nga data e lëshimit.

Në momentin e tërhëqjes së kuponit, çdo anëtari të programit i zbriten 500 pikët e fituara dhe i konvertohen në një kupon me vlerë 15€.

Përdorimi i Kuponit

Për çdo 500 pikë të fituara, anëtarët e programit fitojnë të drejtën për një vaucher me vlerë prej 15€, i cili mund të përdoret si një zbritje në produktet me çmim të rregullt deri në 50% të vlerës së produktit.

Vaucherat mund të përdoren vetëm gjatë periudhës së vlefshmërisë së tyre — 180 ditë nga data e lëshimit.

Pas çdo lëshimi të vaucherit, 500 pikë zbriten nga llogaria e anëtarit të programit në datën e lëshimit të vaucherit me vlerë.

Informacioni për vaucherat e lëshuar dhe vlefshmërinë e tyre dërgohet me email ose SMS në numrin e telefonit të shënuar gjatë aplikimit në program.

Vlera e kuponit nuk mund të konvertohet në para të gatshme dhe nuk mund të trajtohet si depozitë në të holla.

Vlera e vaucherit mbetet pronë e NEPTUN KOSOVA SH.P.K. deri në datën e përdorimit.

Ndërrimi Kartelës

Nëse ju e humbisni ose ju është vjedhur kartela haPPy Card, ju lutem menjëherë të raportoni në njërin nga dyqanet e NEPTUN KOSOVA.

Me kërkesën tuaj, NEPTUN KOSOVA do të nxjerrë një kartelë të re që do të trashëgojë të gjitha të drejtat e fituara në këtë program.

Në rast të prodhimit të kartelës së re, ju do të duhet të paguani një tarifë të caktuar: 5€.

Anulimi i Anëtarësimit

Anëtarësimin në program ju mund ta anuloni në çdo kohë duke paraqitur një kërkesë për anulimin e anëtarësimit në program. Në qoftë se në momentin e anulimit të anëtarësimit në Program në llogarinë tuaj në program ka më pak se 500 pikë, atëherë ato e humbin rëndësinë e tyre.

NEPTUN KOSOVA SH.P.K. rezervon të drejtën që herë pas here të organizojë periudha promovuese ku do të shpërndajë pikë për blerjet e produkteve që është miratuar zbritje mbi çmimin e shitjes me pakicë, produkte apo paketa promocionale dhe produkteve që janë në likuidim.

Informacioni për periudhat promovuese do të publikohet në faqen e internetit të NEPTUN KOSOVA SH.P.K.: www.neptun-ks.com/happy.

Si të pajisemi me haPPy kartelë online?

Më poshtë gjeni të gjitha hapat në lidhje me krijimin e llogarisë dhe kyçjen, blerjen e kartelës haPPy online, dhe lidhjen e kartelës me llogarinë në web.

Krijimi i llogarisë dhe kyçja
1
Kyçja

Fillojmë duke hapur neptun-ks.com, dhe klikojmë në butonin Kyçu, lart në anën e djathtë.

Kyçja në llogari
1.1
Kyçja

Nëse keni llogari të Neptun Kosova, plotësoni emailin dhe fjalëkalimin dhe mund të kyçeni. Në të kundërtën për regjistrim klikoni te butoni Regjistrohu.

Kyçja në llogari
2
Regjistrimi

Pasi të klikojmë Regjistrohu, plotësojmë: Emri dhe Mbiemri, Email, Fjalëkalimi. Pas regjistrimit, llogaria krijohet me sukses.

Kyçja në llogari
3
Plotësimi i të dhënave

Pasi të kyçemi, shkojmë tek Profili im dhe plotësojmë: Numri i telefonit, Adresa, Vendi dhe opsioni për marketing direkt.

Kyçja në llogari
Blerja e kartelës haPPy online
1
Shtojmë kartelën në shportë

Fillojme duke e kërkuar kartelën haPPy, dhe mëpastaj e shtojmë atë në shportë. Mund të shkoni direkt te kartela happy duke klikuar këtu.

Kyçja në llogari
1.1
Klikojmë porosit

Pasi e shtojmë produktin në shportë, klikojmë tek shporta lartë në anen e djathtë, dhe klikojmë te butoni porosit.

Kyçja në llogari
2
Plotësimi i të dhënave

Pasi klikojmë porosit, na shfaqet faqja për plotësimin e të dhënave. I plotësoni të dhënat të njejta me ato të llogarisë dhe zgjedhni datën e lindjës, numrin e telefonit, gjininë dhe pajtueshmërinë.

Kyçja në llogari
3
Menyra e pagesës

Me plotësimin e të dhënave, zgjedhim mënyrën e pagesës qe dëshirojmë të bëjmë. Me përfundimin e pagesës tashmë jeni bërë pjesë e programit haPPy dhe në llogarinë tuaj tashmë mund të kontrolloni dhe shfrytëzoni kartelën tuaj haPPy.

Kyçja në llogari
Lidhja e kartelës me llogarinë
1
Profili im

Pasi keni krijuar nje llogari në webfaqen e Neptun, ju shfaqet kjo faqe, në anën e djathtë gjendet moduli për aktivizimin e haPPy kartelës përmes numrit të telefonit ose email adresës.

Kyçja në llogari
2
Aktivizimi i kartelës

E zgjedhni mënyrën se si dëshironi të pranoni kodin e aktivizimit. Keni kujdes, numri i telefonit ose email adresa që shënoni duhet të jetë e njejtë me atë të cilën e keni dhënë në blerjen e haPPy kartelës.

Kyçja në llogari
3
Lidhja e kartelës

Me pranimin e kodit dhe plotësimin e tij, ju tashmë e keni lidhur kartelën tuaj haPPy me llogarinë tuaj në webfaqe të Neptun. Tashmë te profili juaj mund të shihni të dhënat e kartelës haPPy, poashtu mund të skenoni kartelën gjatë blerjeve në rastet kur nuk e keni atë fizikisht.

Kyçja në llogari
×

Gati për të filluar?

Bashkohuni me mijëra klientë të kënaqur dhe filloni të grumbulloni pikë sot!

Merrni kartelën haPPY tani →

Na telefononi tani nëse keni nevojë për ndihmë.

+383 38 766 866
Ndihmë Ndihmë