Anëtarët e programit, fitojnë të drejtën për të marrë 1 pikë për çdo 1 euro të shpenzuar në pikat e shitjes të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. bazuar në blerjen e produkteve që kualifikohen për marrjen e pikëve. Pikët do të regjistrohen në llogarinë e anëtarit të programit në datën e blerjes së produktit/eve dhe do të konsiderohen të vlefshme në ditën e 16-të nga data e transaksionit të blerjes.
Informacion mbi numrin e pikëve të grumbulluara në Program ju mund ta merrni në çdo kohë, në çdo moment në dyqanet e NEPTUN KOSOVA apo me qasje në faqen tonë të internetit me emrin e shfrytëzuesit tuaj dhe fjalëkalimin.
Nëse për ndonjë arsye ju vendosni për kthimin e produktit të blerë, pikët e fituara nga transaksioni i blerjes do të anulohen nga llogaria juaj.
Kujdes: Kthimi i produktit vlenë 48H prej momentit të blerjes, vetëm në qoftë se artikulli i kthyer është në paketim origjinal, i pa dëmtuar fizikisht dhe i shoqëruar me kuponin fiskal.