v4 RREGULLAT DHE KUSHTET E PROGRAMIT TË BESNIKËRISË “HAPPY CARD” TE KOMPANISË NEPTUN KOSOVA SH.P.K

1. Hyrje

1.1. Rregullat dhe kushtet (në tekstin në vijim rregullat) për anëtarësimin në programin e besnikërisë haPPy Card të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. (në tekstin në vijim programi) përfshijnë termat si dhe të gjitha kushtet e tjera të aplikueshme, kushtet dhe kufizimet që dalin nga anëtarësimi në program. Rregullat së bashku me çfarëdo kushti të aplikueshëm që lidhen me ndonjë ofertë promocionale dhe kushteve të përgjithshme, që mund të dërgohen anëtarëve të programit, përfaqësojnë një kontratë në mes të anëtarëve të programit dhe kompanisë NEPTUN KOSOVA SH.P.K.
Pas firmosjes së kontratës, anëtarët pranojnë kushtet, kërkesat dhe kufizimet e përcaktuara në këto rregulla.Kompania NEPTUN KOSOVA SH.P.K,rezervon të drejtën për të modifikuar këto rregulla ose të anulojë programin. Informacioni për këto raste do të publikohet në faqen e internetit të NEPTUN KOSOVA SH.P.K www.neptun-ks.com/happy

1.2. Anëtarësimi në këtë program nënkupton pajisjen me kartelën “haPPy Card”. Anëtarët e programit që të gëzojnë të drejtat dhe përfitimet e ketij programi duhet të prezantohen pranë pikave të shitjes Neptun Kosova SHPK me kartelën “haPPy Card”.

1.3. Rregullat dhe kushtet për anëtarësim në këtë program gjenden në faqen e internetit të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. www.neptun-ks.com/happy

2. PËRKUFIZIMET:

2.1. ”Rregullat dhe kushtet” nënkuptojnë dispozitat kontraktuese që rregullojnë kushtet, rregullat dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Program dhe përfaqësojnë marrëdhënie kontraktuale ndërmjet NEPTUN KOSOVA SH.P.K. dhe anëtarit të programit.

2.2. ”haPPy Card” është programi i besnikërisë së NEPTUN KOSOVA SH.P.K. përmes të cilit anëtarët e Programit me blerjen e produkteve në pikat e shitjes fitojnë pikë, vauchera me vlerë dhe përfitime ekskluzive sipas termave dhe kushteve për anëtarësim.

2.3. ”NEPTUN KOSOVA SH.P.K.” është person juridik i themeluar dhe funksionon në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës me seli në ”Qendra Tregtare Lesna, Zona industriale,F. Kosovë”, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

2.4. “haPPy Card” është një kartelë e lidhur me llogarinë e anëtarit të programit të besnikërisë, në të cilën regjistrohen blerjet e çdo anëtari, pikët e fituara, vaucherat me vlerë të fituar dhe të zbatuar.

2.5. Në www.neptun-ks.com/happy ka qasje çdo anëtarë i këtij programi për tu informuar mbi blerjet e kryera, pikët dhe vaucherat e fituar, si dhe të informohet në lidhje me ofertat promovuese dhe oferta të tjera që zbatohen për çdo anëtarë të këtij programi.

2.6. Të jesh anëtar i programit të besnikërisë “haPPy Card” do të thotë një person fizik i cili i ka pranuar rregullat dhe kushtet e anëtarësimit në programin e besnikërisë dhe ka dhënë deklaratën e pëlqimit për përdorimin e të dhënave të tij personale nga NEPTUN KOSOVA SH.P.K

2.7. Pikë” do të thotë njësi me vlerë e cila llogaritet në bazë të blerjeve të realizuara në përputhje me rregullat dhe kushtet e programit të besnikërisë “haPPy Card”.

2.8. ”Vaucher” do të thotë një çertifikatë me vlerë, të cilën e fitojnë anëtarët e programit me akumulimin e një numri të caktuar të pikëve, në përputhje me rregullat dhe kushtet për anëtarësim në programin e besnikërisë “haPPy card”.

3. KUSHTET PËR ANËTARËSIM:

3.1. Në këtë program besnikërie mund të marrë pjesë çdo individ mbi moshën 18 vjeç.
Anëtarësimi në programin e besnikërisë “haPPy Card” bëhet në të gjitha pikat e shitjes së NEPTUN KOSOVA, duke plotësuar një kërkesë për anëtarësim si dhe deklaratën e pëlqimit për të përdorur të dhënat personale dhe pastaj bëhet lëshimi i kartelës “haPPy Card”.

3.2. E-maili dhe numri i telefonit celular të shënuara në aplikimin për anëtarësim në program duhet të jenë të sakta dhe të vlefshme. Nëse një anëtar i programit bën ndonjë ndryshim në e-mail, numrin e telefonit celular ose ndryshim të adresës, duhet ti paraqesë në cilëndo pikë të shitjes të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. me qëllim që të dhënat të përditësohen në përputhje me rregulloren në fuqi.

3.3. Për tu antarësuar në këtë program, ju duhet të paguani një vlerë të caktuar në përputhje me çmimoren e NEPTUN KOSOVA SH.P.K, e cila rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimoren për anëtarësim në program, si dhe të organizojë periudha promocionale në të cilat do të aprovojë zbritje ose anëtarësim falas në program.

3.4. Anëtarësimi në program kryhet në pikat e shitjes të NEPTUN KOSOVA SH.P.K, duke plotësuar aplikimin për anëtarësim si dhe deklaratën e pëlqimit për shfrytëzimin e të dhënave personale dhe lëshimin e kartelës “haPPy Card”.

4. PËRFITIMI I PIKËVE:

4.1. Me anëtarësim në program anëtarët fitojnë të drejtën për të fituar pikë gjatë blerjes në dyqanet NEPTUN KOSOVA SH.P.K. në pajtim me këtë Rregullore.

4.2. Anëtarët e programit, fitojnë të drejtën për të marrë 1 pikë për çdo 1 euro të shpenzuar në pikat e shitjes të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. bazuar në blerjen e produkteve që kualifikohen për marrjen e pikëve. Pikët do të regjistrohen në llogarinë e anëtarit të programit në datën e blerjes së produktit/eve dhe do të konsiderohen të vlefshme në ditën e 16-të nga data e transaksionit të blerjes.

4.3. Blerjet që kualifikohen për të fituar pikë janë të gjitha blerjet, me përjashtim të rasteve kur blejmë VAUCHERA DHURATË dhe produkteve të cilave i është miratuar zbritje mbi çmimin e shitjes me pakicë, produkte apo paketa promocionale dhe të produkteve që janë në likuidim.

4.4. NEPTUN KOSOVA SH.P.K. rezervon të drejtën që herë pas here të organizojë periudha promovuese ku do të shpërndajë pikë për blerjet e produkteve që është miratuar zbritje mbi çmimin e shitjes me pakicë, produkte apo paketa promocionale dhe produkteve që janë në likuidim.

4.5. Informacioni për periudhat promovuese do të publikohet në faqen e internetit të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. www.neptun-ks.com/happy.

4.6. Nëse blerja është bërë me kartën “haPPy Card” por produkti i blerë nuk shpërblehet me pikë atëherë kjo blerje do të transferohet në llogarinë e anëtarit të programit për ta ngritur nivelin e statusit në program në pajtim me këtë rregullore.

5. SHFRYTËZIMI I PIKËVE:

5.1 Për çdo 500 pikë të fituara, anëtarët e programit fitojnë të drejtën për një vaucher me vlerë prej 15 euro, i cili mund të përdoret si një zbritje në produktet në një maksimum prej 50% të vlerës së llogarisë së krijuar. Vaucheret, si rregull, nëse kjo nuk është veçanërisht e theksuar në pikat e shitjes dhe në Web faqën e NEPTUN KOSOVA SH.P.K. (www.neptun-ks.com), nuk mund të përdoren në produktet për të cilat ekziston çfarëdo lloj zbritjeje në çmimin e shitjes me pakicë.

5.2. Vaucherat mund të përdoren vetëm gjatë periudhës së vlefshmërisë së tyre. Vaucherat me vlerë kanë një vlefshmëri prej 180 ditësh nga data e lëshimit.

5.3. Pas çdo lëshimi të vaucherit 500 pikë zbriten nga llogaria e anëtarit të programit, në datën e lëshimit të vaucherit me vlerë.

5.4. Informacionin për vaucherat e lëshuar dhe periudhën e vlefshmërisë së tyre anëtarët e programit e marrin nëpëmjet e-mailit ose me SMS në numrit e telefonit celular të shënuar në aplikimin për anëtarësim në program.

5.5. Vlera e Kuponit, nuk mund të konvertohet në para të gatshme dhe nuk mund të trajtohet si çdo depozitë në të holla.

5.6. Vlera e vaucherit mbetet pronë e NEPTUN KOSOVA SH.P.K. deri në datën e përdorimit

6. ANULIMI I PIKËVE DHE VAUCHERËVE:

6.1. Në qoftë se në përputhje me legjislacionin anëtari i programit vendos të kthejë produktin për blerjen e të cilit ka fituar pikë, ato do të anulohen ose do të trajtohen si të pavlefshme.

6.2. Nëse në një blerje është përdorur vaucheri dhe anëtari i programit e kthen produktin, atëherë vaucheri do të jetë prapë i vlefshëm deri në ditën e vlefshmërisë së tijë.

6.3. Në rastet kur në bazë të vaucherit të përdorur është miratuar zbritje për më shumë se një produkt, me kthimin e disa prej produkteve në përputhje me legjislacionin,atëherë vaucheri i përdorur e humbet rëndësinë e tij, ose bëhet i pavlefshëm.

7. ANËTARËSIMI I AVANCUAR NË PROGRAM

7.1. Nivelet e anëtarësimit në programin “happy Card” arrihen duke bërë blerje në shuma të ndryshme. Neptun haPPy (niveli fillestarë), Neptun Comfort (për blerje të realizuara mbi vlerën 1250€) dhe Neptun Premium (për blerje të realizuara mbi vlerën 2850€). Blerjet kalkulohen në baza vjetore.
Varësisht prej nivelit të anëtarësimit ju do të përfitoni avantazhe dhe beneficione që rezultojnë nga blerjet e realizuara (Neptun haPPy, Comfort dhe Premium).
Niveli “Neptun haPPy” për blerjet 1€=1 Pikë
Niveli “Neptun Comfort” për blerjet 1€=1.1 Pikë 
(1 pikë plus 10 % bonus çdo pikë)
Niveli “Neptun Premium” për blerjet 1€=1.25 Pikë 
(1 pikë plus 25 % bonus çdo pikë)

7.2. Niveli i anëtarësimit ndryshon në rast se anëtari nuk realizon blerje në vlerë 1250€ gjatë vitit ai ndryshon statusin prej “haPPy Comfort” në “Neptun haPPy”.

7.3. Niveli i anëtarësimit ndryshon në rast se anëtari nuk realizon blerje në vlerë 2850€ gjatë vitit ai ndryshon statusin prej “haPPy Premium” në “Neptun haPPy”.

7.4. Niveli i anëtarësimit ndryshon në rast se anëtari realizon blerje në vlerë 1250€ gjatë vitit ai ndryshon statusin prej “haPPy Premium” në “haPPy Comfort”.

8. PËRFITIMET DHE AVANTAZHET E TJERA TË PROGRAMIT

SHPËRBLIMET PËRFITIMET

Neptun Happy

Neptun Happy Comfort 1,250.00 euro

Neptun Happy Premium 2,850.00 euro

PIKËT

1 EURO = 1 PIKË

1 EURO = 1.1 PIKË

1 EURO = 1.25 PIKË

DËRGESA E PRODUKTIT

/

DËRGESA PA PAGESË

DËRGESA PA PAGESË

POLITIKA E KTHIMIT DHE E ZËVËNDËSIMIT

/

/

/

QASJE NË OFERTA TË VEÇANTA, PREZANTIME

PO

PO PËR OFERTAT “COMFORT”

PO PËR OFERTAT ”PREMIUM”

MIRËMBAJTJA SERVISI

PO

PO

PO

VLERA E VAUCHERAVE

500 PIKË = 15.00 EURO

* Në rast të kthimit apo zëvendësimit të produktit duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • produkti të shoqërohet me kuponin fiskal;
  • produkti duhet të kthehet në paketim origjinal;
  • produkti të jetë në gjendjen që është blerë I pa dëmtuar;
  • të kthehen të gjithë aksesorët dhe pjesët shtesë si dhe dokumentacioni i plotë që gjendeshin në paketimin origjinal.
  • **Në përputhje me ligjet e zbatueshme në Kosovë.

9. KUFIZIMET:

9.1. Pikët e fituara dhe vaucherat me vlerë nuk janë të transferueshme dhe mund të përdoren vetëm nga anëtari i programit i cili I ka përfituar ato.

9.2. Neptun Kosova rezervon të drejtën për të mos shpërndarë pikë apo vauchera me vlerë në rastet kur konstaton se është abuzuar me rregullat dhe kushtet e programit ose rregulloren e aplikueshme në fuqi, mashtrim apo keqpërdorim të anëtarësimit në program.

9.3. NEPTUN KOSOVA rezervon të drejtën të refuzojë çdo kërkesë të ardhshme për anëtarësim në këtë ose ndonjë program tjetër besnikërie të NEPTUN KOSOVËS SH.P.K. për personin të cilin është konstatuar se ka mashtruar , ka shkelur apo abuzuar me rregullat dhe kushtet për anëtarësim në program.

10. ANULIMI I ANËTARËSIMIT:

10.1. Anëtarësimi në program mund të anulohet në çdo kohë duke paraqitur një kërkesë për anulimin e anëtarësimit në program, me anulimin e anëtarësimit në programin “haPPy Card” kartela do të ç’aktivizohet.

10.2. Në qoftë se në momentin e ndërprerjes së anëtarësisë në program,një anëtar i programit ka vauchera me vlerë të papërdorur , mund ti përdor ato para anulimit të anëtarësisë dhe ç’aktivizimit të kartelës “haPPy Card”.

10.3. Në qoftë se në kohën e ndërprerjes së anëtarësisë në Program, një anëtar i programit ka më pak se 500 pikë ato e humbin vlerën e tyre.

11. POLITIKA PËR PRIVATËSI DHE MBROJTJE TË TË DHËNAVE PERSONALE

11.1. Të gjitha informatat e marra nga anëtarët e programit, duke përfshirë dhe të dhënat e tyre personale do të trajtohen në përputhje me rregullat e brendshme të NEPTUN KOSOVA SH.P.K. për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sipas ligjit përkatës në fuqi në Republikën e Kosovës per mbrojtjen e të dhënave personale.

11.2. Duke pranuar kushtet e programit anëtarët janë dakord që NEPTUN KOSOVA SH.P.K të përdor të dhënat e tyre personale për marketing direkt me SMS dhe e-mail, ose me qëllim që të kontrolloj ose të verifikoj të dhënat bazë në zyrat e kredive apo në zyra të tjera të regjistrimit, në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës

11.3. Duke pranuar këto Rregulla anëtarët e programit janë dakord që të dhënat e tyre personale të regjistrohen, ruhen dhe përpunohen sipas ligjit në vend dhe rregullave të brendshme të NEPTUN KOSOVA SH.P.K.

12. DETAJET E KOMUNIKIMIT

NEPTUN KOSOVA SH.P.K. Zona Industriale F. Kosovë, REPUBLIKA E KOSOVËS 
Telefoni: +381(0)38 766 866 
E-mail: info@neptun-ks.com 
www.neptun-ks.com 
www.facebook.com/NeptunKS 

13. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

Përveç kufizimeve të përcaktuara në rregullore, në asnjë rast NEPTUN KOSOVA SH.P.K. apo personeli i punësuar në NEPTUN KOSOVA SH.P.K. nuk mbajnë asnjë përgjëgjesi për dëmet direkte, indirekte, të veçanta, të rastësishme, pasuese apo kumulative, ose dëmeve të tjera që rezultojnë nga programi ose të lidhura me të, të shkaktuara pjesërisht apo plotësisht nga personeli i kompanisë.Këto përjashtime dhe kufizime do të zbatohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të jenë në fuqi edhe në periudhën pas anulimit ose ndërprerjes së anëtarësisë në program.

14. DISPOZITAT KALIMTARE

Për kuponat dhe pikët e akumuluara, për të cilat ende nuk është caktuar një kupon me vlerë do të zbatohen rregullat e reja për vlerësimin e pikëve dhe formimin e kuponave me vlerë.

15. GJYKATA KOMPETENTE

Në rast të ndonjë kontestimi,palët duhet ti drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Na telefononi tani nëse keni nevojë për ndihmë.

+383 38 766 866
Ndihmë Ndihmë